Showbiz

Publikohet “Live it Up”, himni i Kampionatit Botëror, Era Istrefi përgëzohet për bashkëpunimin

Ashtu siç u bë e ditur ditë më parë më 25 maj do të publikohej edhe kënga zyrtare apo himni i Kampionatit Botëror të Futbollit që zhvillohet në Rusi në muajin qershor.

Ditën e sotme u publikua versioni audio i “Live it Up” ndërkohë që klipi pritet të lançohet shumë shpejt. Kënga ritmike shfaq bashkëpunimin mes Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi ndërsa producent është Dj me famë botërore Diplo.

Këngëtarja 23-vjeçare nga Kosova është përgëzuar nga mijëra fansa për këtë sukses të radhës të cilët nëpërmjet komenteve janë shprehur se momenti kur këndon Era është më i bukuri nga të gjitha pjesët e tjera të këtij himni.