Showbiz

Publikohet traileri i filmit të Rita Orës, artistja zbulon emocionet e xhirimeve

Që prej vitit të kaluar kemi pritur me padurim për të parë ndonjë pjesë sado të vogël rreth filmit ku Rita Ora është protagoniste në një rol kryesor.

Me siguri të gjithë e keni parë “Oliver Twist” përshtatja në ekran e një prej veprave më të njohura të shkrimtarit Charls Dickens. Tashmë kjo vepër do të vijë sërish në ekran por në një version më modern me shumë aksion dhe aventurë. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të ketë rolin e Dodge një hajdut mistrec që e fut veten në telashe me situata të ndryshme.

“Ishte një nder të kisha shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mir! Unë kam rolin e Dodge, mezi pres që të gjithë të shihni!” -tha Ora.

Kujtojmë se për këngëtaren kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në një film pasi me siguri e keni parë kur është shfaqur në “Fast & Furious” apo “50 Shades of Grey”.