Celebrities Film & Tv

Publikohet ‘traileri’ i filmit “Uncharted”!

Së fundmi është publikuar ‘trailer’-i i parë për filmin e ri “Uncharted” me Tom Holland dhe Mark Wahlberg. Skenari flet për Nathan Drake, rol i luajtur nga Holland, si banakier dhe takimin e tij të parë me Sully-n, rol i luajtur nga Mark Wahlberg, duke ndezur një aventurë që të dy më pas e fillojnë.

Madje ka edhe skena që duken sikur janë të bazuara në sete të famshme nga lojërat jashtëzakonisht të njohura, nga një anije pirate e çoroditur e deri te një skenë që duket se është një referencë për “Uncharted 3”, kur personazhi Drake tërhiqet zvarrë pas një aeroplani mallrash.

Komentet e fansave ishin plot emocion, me njërin prej tyre që komentoi duke shkruar:

O Zot i madh! Kjo duket epike, mezi pres.

Një tjetër tha:

Si dikush që i do filmat ‘Uncharted’ dhe aktorin Tom Holland, mund t’ju them tani se ai ishte kasti perfekt për të riun Nathan Drake! Jam shumë i emocionuar ta shohë këtë film.

Por fansat do të duhet të presin edhe disa muaj për ta parë filmin, i cili është caktuar të publikohet më 18 shkurt. Ndërkaq, ju rikujtojmë të bëheni gati për sezonin e ri të ‘Selling Sunset’! Aktorët tuaj të preferuar të Hollywood-it së bashku me drama e tyre, po rikthehen për sezonin e katërt këtë nëntor.

‘Netflix’ ka bërë me dije se seriali i suksesshëm do të publikojë episodet e tij më të reja me datë 24 nëntor. Fansat me siguri do të presin për të parë se si do të zhvillohet marrëdhënia e Chrishell Stause dhe Jason Oppenheim në shfaqje, si dhe martesa e Heather Rae Young me Tarek El Moussa.