Aktualitet

Punime në Bypass-in e Vlorës, nga data 10 nëntor bllokohet një pjesë e rrugës!

Një pjesë e rrugës do të mbyllet në Bypass-in e Vlorës nga data 10 nëntor për shkak të punimeve që do të kryhen.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon pas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Radhimë.

“Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve. Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Radhimë. Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, sipas njoftimit.