Celebrities Gossip Showbiz

“Që budallenjtë të mos ofendohen”, kujt ia dedikon këto fjalë Arbenita Ismajli?

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Si ka bërë dhe pak më parë teksa me anë të një Instastory ka ndarë një shprehje në gjuhën angleze që duket se i përket shumë bukuroshes edhe pse nuk dihet se kujt i dedikohet.

Jetojmë në një kohë ku njerëzit inteligjentë duhet të heshtin në mënyrë që të mos ofendohen budallenjtë.

Së fundmi Arbenita ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohej për një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin Fero. Dyshimet nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe mendohej se ndoshta çifti i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Më pas shkak u bë një video e postuar nga modelja të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar e kjo u mendua se mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.

Dyshja vendosën t’i japin fund të gjitha thashethemeve dhe vetëm pak ditë më parë postuan një foto së bashku teksa shfaqen duke u puthur.