Showbiz

Qëndronte në shtëpinë e Tatum prej 10 ditësh, arrestohet fansja e aktorit

Një fanse e çmendur e aktorit të famshëm Channing Tatum ka marrë një urdhër ndalimi për shkak se pak kohë më parë kishte qëndruar 10 ditë në shtëpinë e tij.

Ajo kishte hyrë me dhunë në një prej banesave të tij në Hollywood e cila asokohe ishte bosh, duke qëndruar aty për 10 ditë pa dijeninë e askujt.

Fansja (identiteti i të cilës po mbahet sekret) u gjet nga asistjentja e Tatum e cila lajmëroi menjëherë autoritetet përkatëse duke u arrestuar.

Edhe pse ajo tregoi se ka qenë e ftuar nga 39-vjeçari, duket se askush nuk e ka besuar këtë teori.