Politikë

Rama: Aeroporti i Kukësit pikë referimi, do të sigurojë linja që nuk i ka

Nga aktiviteti “Deputeti që duam” në Kukës, Kryeministri Rama foli për ndërtimin e Aeroportit, të cilin e veçoi si pikë referimi jo vetëm për verilindjen e banorët e zonës: “Do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka. Unë kam këmbëngulur pa pushim të ndërtohej aeroporti i Kukësit. Tani duhet ta rihapim pasi u ndërpre për shkak të COVID-it. Edhe po kështu aeroportin e Sarandës. Nëse Shqipëria ka 4 aeroporte, potenciali turistik i Shqipërisë do të rritet shumë. Koncensionari i aeroportit nuk ka konkurrentë, ndaj dhe çmimet në të janë shumë të larta. Me ndërtimin e aeroporteve të tjera nuk do të ketë më kaq çmime të larta” – tha Rama.

Rama foli dhe për Rrugën e Kombit si një aks për të cilin u shpreh se “u la rrugëve nga Partia Demokratike”, ndërsa shtoi se mund të inagurohej nga Sali Berisha edhe nëse do të ishte gjysmë gati, por se nuk u ndërtua plotësisht: “Do të ndodhë me Shqipërinë e njëjta që ndodhi me rrugën e Kombit. E cila është e vetmja vepër e nisur nga ata që duan të rikthehen në krye të vendit me njëfarë ideje që të bëhej një vepër e standarteve më të mira. Edhe ajo rrugë e cila u inagurua për zgjedhje dhe u përurua me tantane si të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe jo thjesht hapje e tunelit ndërkohë që as ajo nuk ishte përfunduar. U la rrugëve në një situatë që filloi të degradojë. U la në në një situatë ku filluan të rrëshkisnin gurët. U kthye në burim aksidentesh. Çfarë po ndodh me rrugën e kombit. Është një ndryshim cilësor. Shikoni se çfarë vepre inxhinierike po merr formë përfundimtare në nyjen kryesore”- u shpreh Kryeminitri Rama

Më tej, Rama nuk kurseu as Presidentin Ilir Metën, të cilit iu referua si “president lolo”.