Aktualitet Politikë

Rama në Dubai: Po bëhemi me portin më të bukur falë nxitjes nga ky vend/ Ftesë pjesëmarrësve të vizitojnë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë pjesëmarrjes në panairin ‘Expo Dubai 2020’ ku veçoi rolin e Emirateve të Bashkuara në dy periudha të vështira për shqiptarët.

Rama deklaroi se pas tërmetit shkatërrimtar Emiratet e Bashkuara po ndërtojnë një lagje të re në Durrës ndërsa u ndal edhe tek Porti i Durrësit.

Kryeministri shqiptar u shpreh se falë nxitjes së ka ardhur nga ky vend, porti i Durrësit po bëhet një më të bukurit në botë.

“Ishte viti 1999 kur Mohamed in Zayed mbërriti me një grup njerëzish në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar së bashku me njerëz të tjerë të mirë nga mbarë bota qindra, mijëra familje që ishin shpërngulur me forcë nga toka e tyre për shkak të një të ashqtuquajturi operacion special të çmendur kundër shqiptarëve në Kosovë. Që atëherë ky vend zuri një vend të veçantë në kujtesën tonë.

Nuk ishte i vetmi rast ku do të shihnim humanizmin pavarësisht etnisë, gjuhës që ky vend do të tregonte pasi më shumë se 20 vjet pas asaj tragjedie, një tjetër tragjedi goditën vendin tonë. Një tërmet shkatërrimtar. Ishin udhëheqësit e këtij vendi që u gjetën pranë. Sot falë tyre kemi një lagje të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit ku tërmeti pati goditjen më të fortë.

Ashtu si një ëndërr reale në të cilën shohim së bashku nga e ardhmja. Nga njëra anë kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar prej shtëpive të tyre. Ndërsa pranë detit kemi një portet më të bukura turistike në botë. Po bëhet gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë atyre që do duan të vijnë në Shqipërisë. Falë nxitjes së ka ardhur prej këtej. Dhe një miku të vendit tonë”, deklaroi Rama.

‘Expo Dubai 2020’ është një nga panairet më të mëdha botërorë, ku pjesëmarrës janë afro 190 shtete me synimin e lidhjes apo krijimit të partneriteteve ndërkombëtare ne fusha të ndryshme si kultura, biznesi apo investimet. Ky panair do mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022.

Kryeministri Rama, në këtë vizitë në Dubai, shoqërohet nga ministret Belinda Balluku, Elva Margariti, Delina Ibrahimaj dhe ministri Bledi Çuçi.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/285168050431178/