Gossip Showbiz

Reagon për herë të parë Arditi që pas daljes! “Jam i zhgënjyer nga Fifi!”

Dy prej banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri që krijuan një miqësi shumë të mirë janë Fifi dhe Arditi, ku ky i fundit u largua nga programi mbrëmjen e të premtes. Shkak për largimin e tij është përfolur të jetë dhe vendimi i Fifit, që zgjodhi ta dërgojë në televotim përballë një konkurrenti të fortë si Donaldi.
Fifi është shprehur së u pendua për zgjedhjen që bëri dhe nuk e kishte menduar mirë situatën, por Arditi mesa duket nuk i ka besuar fjalëve të saj.

I ftuar ditën e sotme në “Big Brother VIP Fans Club”, ai shprehu zhgënjimin e tij nga Fifi, duke shtuar se nuk e kuptoi fare justifikimin e saj.

Sipas tij ai është penalizuar njëherë për këngëtaren gjatë debatit mes saj dhe Donaldit e Semit, ku Arditi i doli në krah, ndërsa ajo nuk e mbrojti atë.

Çuni u shpreh se nëse do të mundet, do t’i thotë disa fjalë gjatë spektaklit të së martës.
Ai gjithashtu zbuloi se ndoshta veprimi i saj ishte i qëllimshëm, pasi Graniti i kishte thënë se duhet ta mendonte faktin se ndoshta Fifi ka dashur ta nxirrte me të vërtetë nga shtëpia.

Unë nuk doja ta besoja. Dhe përderisa e tha Graniti, dmth ai di diçka. Dhe duket se ka diçka. Por, unë nuk e hedh poshtë.