Sport

Real Madridi sonte kërkon finalen e Superkupës së Spanjës

Futbolli nuk mungon as sot në ekranin e Supersport. Gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës do të përcaktojë skuadrën që pritet të sfidojë Barcelonën në finalen e 17 janarit. Në ndeshjen që nis në orën 21:00 në Stadiumin “La Rosaleda” të Malagas, Reali i Madridit përballet me Athletic Bilbaon, ndërsa skuadra e Zidane-it është ndjeshëm favorite.

Po sonte, në orën 21:15 luhet dhe ndeshja e fundit e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë mes Atalantës e Cagliarit, me Atalantën që mbetet favorite për të kaluar turin. Gjithashtu, sot në ekranin e Supersport nuk mungon futbolli holandez me afidën e Javës së 16-të të Eredivisies mes Tuentes e Ajax-it.