Celebrities Showbiz

Rebel Wilson publikon librin e parë për vogëlushët bazuar në fëmijërinë e saj!

Aktorja e njohur dhe shumë karizmatike, Rebel Wilson, ndau me fansat e saj të shumtë lajmin se sapo është publikuar libri i saj për fëmijë, me të cilin kishte kohë që po punonte. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Rebel publikoi një video ku tregoi një kopje të librit, të quajtur “Bella the Brave”, me një kopertinë rozë.

Aktorja zbuloi se libri ka të bëjë me kapërcimin e ndrojtjes, një problem që dhe ajo e kishte kur ishte më e re. Nëpërmjet videos së postuar, aktorja u shpreh mbi librin se:

Ky është një libër për moshat mbi 3 vjeç dhe është i bazuar në fëmijërinë time. Ky libër i parë ka të bëjë me kapërcimin e ndrojtjtes. Mezi pres që të takoni Bella-n.

Rebel njoftoi gjithashtu se libri i saj “Bella the Brave” do të dalë në treg më 27 Tetor, kështu që të gjithë të interesuarit mund ta rezervojnë atë që tani dhe të sigurojnë një kopje të tij. Ajo gjithashtu parashikoi se libri do të shitet me shpejtësinë e erës dhe të gjithë ata që nuk duan ta humbasin, duhet të nxitojnë.

Rikujtojmë se, Aktorja Rebel Wilson thotë se kurrë nuk është ndjerë më mirë pasi ndoqi një rutinë të qëndrueshme gjatë udhëtimit të saj për humbjen e peshës. Komediania 41 vjeçare ka folur rreth ‘vitit të saj të shëndetshëm’ dhe tha se ishte ecja e rregullt dhe jo stërvitjet serioze, ka qenë ajo që e ka ndihmuar të humbiste plot 30 kilogramë. Ajo zbuloi se ‘ecja e vazhdueshme’ ishte në të vërtetë një komponent kryesor për humbjen në peshë dhe e ndihmoi atë të hiqte yndyrnat e panevojshme trupore.