Showbiz

Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Një tjetër bebush ka ardhur në jetë që ka lumturuar pa masë një ndër reperat më të dashur shqiptar. Bëhet fjalë për Vig Poppa i cili është bërë baba për herë të dytë.

Këtë lajm kaq të bukur e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku nuk ka ngurruar të shfaqë portretin e vogëlushit. Ndryshe nga personazhet e tjerë të famshëm që nuk i shfaqin bebushat e tyre pas lindjes por vendosin të postojnë vetëm foton e dorës së vogël, Vig Poppa ka zgjedhur të mos jetë supersticioz duke bërë të kundërtën.

“Sa shumë të kam pritur” -shkruan artisti duke na emocionuar të githëve me pamjet e para të djalit të tij. Ai dhe bashkëshortja Ena janë gjithashtu prindër të një tjetër djali çapkën i quajtur Domi. Ne i urojmë jetë të gjatë foshnjes së tyre të porsalindur emrin e të cili Vigu ende nuk e ka zbuluar.