Showbiz

Reperi shqiptar baba për herë të dytë?!

Reperi i mirënjohur për publikun Lyrical Son duket se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.

Këtë lajm e kanë konfirmuar burime pranë artistit për “Prive” të cilët kanë treguar se bashkëshortja e tij Gresa është në pritje të ëmbël.

Ajo është disa muajshe shtatzënë megjithëse gjinia e fëmijës ende nuk është bërë e ditur. Çifti kanë vendosur që momentalisht ta mbajnë të fshehtë këtë lajm, ende një spekulim, derisa ata vetë të jenë të gatshëm për ta bërë publike.