Showbiz

Reperi shqiptar e mbajti më së miri premtimin e tij

Reperi shumë i dashur i publikut Gashi po korr një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij të ri ‘1989’ dhe po vazhdon të prodhojë hite.

Pak ditë më parë ai njoftoi se pas ditëlindjes së tij më 4 tetor do të lançonte bashkëpunimin e radhës me reperin Ty Dolla $ign dhe Lost Kings e quajtur “Oops (I’m Sorry).

Ai premtoi se kjo prurje muzikore do të vinte edhe me një klip duke emocionuar akoma dhe më shumë fansat. Pak orë më parë Gashi publikoi bashkëpunimin muzikor të shumëpritur që ka marrë mjaft komente pozitive nga ndjekësit e tij dhe të Ty Dolla $ign dhe Lost Kings.