Showbiz

Reperi shqiptar tregon planet e tij në muzikë pas pandemisë

Reperi i famshëm Lyrical Son që me hitet e tij vazhdon të jetë pjesë e “The Top List”, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Prive.al”.

Lyrical Son ka zbuluar se pasi e gjithë situata e pandemisë së Koronavirusit të përfundojë ai do të rikthehet me projekte të reja muzikore.

Momentalisht ai është duke shkruar tekste me tema të ndryshme të cilat më pas do t’i kthejë në hite muzikore. Reperi premton se këtë herë do të shfaqet më ndryshe se zakonisht.