Showbiz

Revoltohet Demi Lovato: “Mos besoni ato që shkruhen për mua në media”

Ka vetëm pak javë që ka përfunduar trajtimin e saj kundra varësisë ndaj drogës dhe alkoolit dhe Demi Lovato është drejt rrugës së rikuperimit.

Këngëtarja e famshme është krejtësisht e përqëndruar tek vetja e saj madje në 2019-ën do të publikojë edhe projekte të reja muzikore megjithëse media rozë nuk po përqëndrohet aspak tek mirëqenia e saj.

E revoltuar, nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter, 26-vjeçarja u kërkoi fansave të saj të mos bien pre e shkrimeve të rreme që postohen në portale pasi asgjë nuk është e vërtetë dhe askush nuk e di historinë e saj.

“Ata janë të sëmurë, do të bëjnë çdo gjë që historitë e tyre të shiten” ,-shkroi ajo e irrituar në statusin e saj.