Një podcast i ri realizuar nga Jonida Aliçkolli që do të na rizgjojë nostalgjinë, ka nisur në Top Albania Radio. Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran. I ftuar në episodin e parë të podcast-it “Ku ke humbur” me Jonida Aliçkollin ka qenë Ardian Kurtolli ose siç njihet ndryshe me emrin artistik – Fugaa.
E nisim nga fillimi i tij, cili ka qenë Fugaa përpara se të bëhej i njohur në industri?
Përpara se të isha Fugaa, unë isha normal Ardian Kurtolli, por isha me një nofkë ‘Shërbëtori i Djallit’ i bie në anglisht. Ka pasur disa etapa. Jam rritur me kompjutera. Kam qenë një ‘technofreak’. Domethënë unë jam kyçur në internet që prej vitit 1996-1997. Kur isha 12 vjeç kam qenë Co-Editor i gazetës së parë elektronike për IT, e cila është quajtur ‘Dardania Nëntoka Digjitale’. Unë isha 12 vjeç, por gënjenim se ishim 33 vjeçar që t’i merrnim subscribers. Në atë kohë ne kemi pasur mbi 75 subscribers. Jemi duke folur për vitin ’98. Shumica e tyre ka qenë student shqiptar në Diasporë, të cilët kanë qenë të kyçur në IT dhe disa kolegë që njoh këtu që kanë punuar në kompani të hershme në IT. Kam qenë i përqëndruar në rubrikën e video-lojërave. Gjithmonë e kam pasur këtë pasionin për ‘entertaining’, sepse kam lexuar libra comic që fëmijë. Kam folur gjuhën serbe si 4 vjeçare, sepse përmbajtja ka qenë vetëm në gjuhën serbe.
Pra, që në fëmijëri ai ka qenë një fëmijë mjaft kreativ dhe kërkonte githmonë të bënte diçka ndryshe nga moshatarët e tij. Dhe le të themi që për kohën, idetë e tij kanë qenë mjaft inovative dhe e ‘shndërruan’ atë në Fugaa-n që është sot. Pas luftës, ai vazhdoi ende të punonte me IT, ku 16 vjeç u certifikua nga Microsoft, ku muzika ishte një pasion në prapavijë.
Lindi indentiteti im si këngëtar, si performues dhe bëja mix-e ose demo të vogla, por nuk ishte ai tranzicioni deri në vitin 2003 ku fillova t’i futem muzikës pak më seriozisht. Punova albumin e parë. Unë kam qenë dhe jam pjesë e grupit ‘Infinit’ ku jemi një ndër grupet e para që filluam të bënim hip-hop me gjuhë urbane.
E teksa ai u bë pjesë e industrisë muzikore, erdhi edhe një super bashkëpunim me Flori Mumajesin, ku u krijuan edhe dy këngët e Fugaa-s më të suksesshme në Kosovë e jo vetëm. Një bashkëpunim ku le të themi bëri një revolucion në muzikë. Rikujotjmë momentin ikonik ku Elvana Gjata u vesh si robot e shumë gjëra të tjera vizionare.
Kemi pasur një ligj. Kemi thënë ‘çfarëdo produkti që të bëhet, duhet të ketë një inovacion, diçka më të mirë se produkti i kaluar”. Kemi sfiduar veten. Ka qenë ose kostumografi ose diçka si efekt ose tranzicion. Ka qenë diçka që neve na ka shtyrë që të sfidojmë veten.