Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna dhe Nicki Minaj shihen në shoqërinë e njëra-tjetrës, çfarë po kurdisin artistet?

Së fundmi reperja e njohur Nicki Minaj ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një video ku shfaqet krahë këngëtares Rihanna. Të dyja artistes duken shumë të lumtura nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Vajzat mesa duket kishin vendosur që të kalonin një darkë të bukur së bashku edhe nën shoqërinë e partnerëve të tyre, Kenneth Petty dhe A$AP Rocky.

Ajo çfarë vihet re është afrimiteti që ato kanë me njëra-tjetrën edhe pse ne nuk e dimë realisht se kur janë takuar sepse Nicki ka postuar edhe para dy ditësh disa foto dhe video, të cilat janë filmuar nga po i njëjti vend, ku ajo postoi dhe videon me Rihannën.

Ajo çfarë u pëlqye më së shumti ishte fotoja që Nicki kishte postuar dhe ku ishin ulur të gjithë bashkë në një divan. Së bashku me to ishte edhe djali i vogël i Nicki-t. Djali i vogël tani mbush 1-vjeç por emri i tij akoma nuk është zbuluar. Mamaja e tij Nicki shpesh herë i drejtohet si “Papa Bear”.

Reperja e hitit të famshëm “Anaconda”, në videon e postuar me Rihhana-n shfaqen duke dhuruar puthje dhe duke rregulluar flokët e tyre. Ato gjatë vazhdimit të video-s fillojnë dhe bëjnë shaka me njëra-tjetrën. Rihanna i premtoi se do t’i shpjegonte më shumë reperes Minaj një natë tjetër.

Në fillim të këtij viti Rihanna u kurorëzua si miliardere dhe u emërua si muzikantja më e pasur femër, me një pasuri të vlerësuar në 1.7 miliardë dollarë. Është shumë interesante pasi shumica e pasurisë së Rihanna-s vjen nga biznesi i saj ‘Fenty Beauty’ dhe jo nga hitet e saj të pafundme që kanë qenë në krye të listave.

Rikujtojmë se miliarderja para pak ditësh prezantoi koleksionin e saj më të ri të të brendshmeve, ku me format e saj trupore ajo dukej më provokuese se kurrë.