Showbiz

Rihanna i jep fund lidhjes 3-vjeçare me miliarderin Hassan Jameel

Dikush nis një lidhje të re e dikush ndahet, fatkeqësisht kjo e fundit i ka ndodhur këngëtares së famshme Rihanna.

Burime pranë 31-vjeçares kanë konfirmuar për “Us Weekly” se Riri dhe i dashuri i saj miliarder Hassan Jameel i kanë dhënë fund pas 3 vitesh së bashku.

Edhe pse ata e kanë mbajtur lidhjen e tyre mjaft private, Rihanna pati treguar publikisht se ishte e dashuruar si kurrë më parë.

Megjithëse ata dukeshin për mrekulli krah njëri-tjetrit, ish-çifti nuk kanë folur kurrë për plane martese. Krahas kësaj aludohet se Riri është duke dalë sërish me Drake madje është parë në një ndeshje futbolli me mikun e ngushtë të tij, reperin ASAP Rocky.