Rajoni

Rikthehen protestat në Serbi/ Opozita: Vjedhja e zgjedhjeve do diskutohet në PE!

Disa mijëra mbështetës të opozitës në Beograd përsëritën thirrjen që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit të kaluar të zhbëhen.

Partia populiste Progresive Serbe shpalli fitoren në dhjetor, por liderët e opozitës e akuzojnë atë se po përfiton nga kontrolli i mediave, influenca e presidentit Vuçiç dhe blerja e votave.

 “Kjo është protesta e parë pas ndërprerjes për shkak të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes. Deputetja Marinika Tepić u foli qytetarëve në emër të listës Serbia Kundër Dhunës, e cila ishte në grevë për shkak të mosnjohjes së rezultateve zgjedhore. Organizatorët thonë se këto protesta po mbahen për shkak të vjedhjes së votave dhe parregullsive të tjera dhe kërkojnë që zgjedhjet të anulohen në të gjithë nivelet”.

Koalicioni opozitar kërkon gjithashtu mbështetje ndërkombëtare, me argumentin se, nëse e humbet këtë betejë nuk do të ketë zgjedhje të tjera.

 “Ajo çka më ka bërë që të buzëqesh, përveç pranisë tuaj në protestë, është se tubimet tona ja vlejtën. Dje mora lajme të mira nga Evropa, nga familja evropiane, se në Parlamentin Evropian do të nisin debatet për zgjedhjet e vjedhura në Serbi”,- Marinika Tepić, ‘Serbia Kundër Dhunës’.

Nga ana e tij, presidenti Vučić i ka hedhur poshtë kritikat e opozitës, duke i akuzuar organizatorët e protestave për përpjekje për destabilizimin e vendit.