Bota

Rikthehen zjarret në Kaliforni, mijëra të evakuuar!

Një zjarr është përhapur me shpejtësi në Kaliforninë Veriore duke plagosur disa njerëz dhe ka shkatërruar disa shtëpi, duke detyruar mijëra të evakuohen.

I ndihmuar nga erërat me shpejtësi 56 km/h, zjarri kishte shkatërruar 10 kilometra katrorë tokë deri në mbrëmjen e së premtes.

Shumë vende në zonë kanë mbetur pa energji elektrike. Rreth 9,000 konsumatorë, shumë prej të cilëve janë në Vid, janë prekur nga një ndërprerje e energjisë ditën e djeshme pak para orës 13:00, sipas kompanisë energjetike, e cila njoftoi se ishte pasojë e një zjarri, sipas AP.

Shërbimi zjarrfikës njoftoi se nga zjarri janë lënduar disa persona.

Dhe në Kaliforninë jugore, zjarrfikësit vazhduan të luftojnë dy zjarre të mëdha dje pavarësisht kushteve të rrezikshme të motit.

Numri i ndërtesave të shkatërruara mbeti në dy, dhe të gjitha urdhrat e evakuimit u hoqën.

Më shumë se 1,500 njerëz u desh të evakuoheshin nga zona afër kufirit SHBA-Meksikë kur zjarri shpërtheu të mërkurën. Dy persona janë shtruar në spital me djegie. Tre shtëpi dhe shtatë ndërtesa të tjera u shkatërruan.

Kalifornia është nën ndikimin e një vale të nxehtë të zgjatur. Temperaturat janë aq të larta sa ndikon në stabilitetin elektrik për shkak të përdorimit më të madh të pajisjeve ftohëse, ndaj banorëve u kërkohet të kursejnë energji elektrike gjatë orëve të vona të pasdites dhe të mbrëmjes.