Celebrities Gossip Showbiz

Robert Berisha flet për herë të parë rreth ndarjes nga Nora: “Nuk jemi ndarë asnjëherë!”

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë dy vite tashmë që i kanë dhënë fund martesës së tyre, e sigurisht duhet përmendur që ndarja e tyre duhet të jetë shembull për shumë çifte të tjera të showbiz-it. Dhe pas përfundimit të marrëdhënies së tyre ata kanë ruajtur raporte shumë të mira, kjo dhe për faktin se së bashku kanë dhe një vajzë të quajtur Renee. Dyshen e kemi parë të frekuentohen shpesh dhe pas ndarjes, qoftë në pushime apo dhe në shtëpi duke kaluar kohë me familjarët e tyre.

Së fundmi, Nora dhe Roberti u kapën mat nga paparacët në Aeroportin e Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit. Dyshja Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana dhe vajza Renee.

Së fundmi Roberti ka folur për herë të parë në lidhje me ribashkimin e mundshëm mes tyre dhe na çuditi pak me përgjigjen e tij. I pyetur nëse është ribashkuar me Norën, ai ka treguar se në fakt nuk janë ndarë kurrë.

Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.

Mos ndoshta, Roberti sapo tregoi që ka mundësi ribashkimi mes tyre? Epo, kjo nuk do ishte çudi duke marrë parasysh faktin se kanë qenë një familje dikur.