Sport

Ronaldo nuk ndalet: Ëndërroj një tjetër finale europiani!

Portugalia siguroi biletën e europianit “Euro 2024” pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj përfaqësueses së Sllovakisë.

Cristiano Ronaldo dhe një herë tjetër ishte protagonist me 2 gola në sfidën e zhvilluar në “Estadio Do Dragao”. Pas ndeshjes, ylli portugez nuk e fshehu dëshirën që të jetë pjesë e një tjetër kompeticioni të madh në nivel përfaqësueseje:

“Shpresoj të luaj dhe të arrij në finale sërish, por rruga drejt këtij objektivi është shumë e gjatë. E ardhmja? Tani mendoj vetëm për të tashmen. Dua të shënoj sa më shumë gola dhe ç’është më e rëndësishmja, ti shijoj ndeshjet. Kudo ku luaj, qoftë me klubin ose me përfaqësuesen, mendoj vetëm të shënoj”-mbylli reagimin e tij pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e 200-të me Portugalinë. Sulmuesi është lojtari i vetëm që është kualifikuar 6-herë në finalet e kampionatit europian. 38-vjeçari është pjesë e luzitanëve prej vitit 2003.