Celebrities Gossip Showbiz

Nis numërimi mbrapsht…/ Sonte finalja e madhe e “Dancing With The Stars” në ekranin e Top Channel!

Sonte në ekranin e Top Channel mbahet finalja e madhe e programit më popullor të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për startimin e kërcimeve, ku sot përballë njëri-tjetrit janë Fifi, Enxhi Nasufi, Sardi Strugaj dhe Arnita Beqiraj.

Njëri prej konkurrentëve do të rrëmbejë vendin e parë të sezonit të dytë të “Dacing With The Stars”. Surpriza e parë e paralajmëruar që të premten e kaluar është pjesëmarrja speciale e këngëtarit më të dashur të momentit, Ylli Limani, i cili do të promovojë albumin e tij të fundit të quajtur “Tjetër”.

Por mbrëmja nuk do të përfundojë me aq, pasi do të ketë momente të paharrueshme me të ftuar specialë, ndërsa kryetari i jurisë Ilir Shaqiri do të performojë në skenën magjike të “DWTS”. Kërcime me zhanerë të ndryshme do t’i japin një tjetër ngjyrë ekranit të Top Channel mbrëmjen e kësaj të premteje. Skenografia, kostumografia dhe muzika do ju shoqërojnë në mbrëmjen e paharrueshme, andaj mos harroni në orën 21:00 nisjen e finales së “Dancing With The Stars”.