Aktualitet Celebrities

“Ka shumë njerëz që nuk kanë besuar te unë, por shihemi në Torino”, Ronela Hajati flet pasi fitoi çmimin e parë në festivalin e 60-të të këngës

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi sot fituesin e festivalit të 60.

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovizion 2022.

E pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë.

“Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar.

Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë sportuar. Mamanë time që është në sallë. Mami ku je? Mami më në fund është e lumtur për mua. Ka shumë njerëz që nuk kanë besuar te unë, por shihemi në Torino” tha ajo.

Pasues i saj me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Gjatë fjalës së tij Ramosaj ‘porositi’ Ronelën të sillte kupën e Eurozionit në shtëpi pasi e uroi për fitoren.

‘Jam shumë falënderues për të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe dashurinë që më keni falur. Ronela, po nuk e solle Eurovision-in në Shqipëri, po nuk e solle… Miq duartrokitje për Ronelën”, u shpreh ai

Risia e këtij edicioni ishte vendi i tretë të cilin e ndanë dy artistët Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja.

“Këtë çmim ia dedikojmë Shkodrës” ishin fjalët e tyre.