Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati ka një dedikim për të gjithë paragjykuesit!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Megjithatë një nga më të fundit nuk ka lidhje me një të tillë, por me një dedikim që artistja ka për të gjithë paragjykuesit, gjë që Ronela e ka ndjerë mjaft pasi është një personazh që për faktin se është shumë e drejtpërdrejt shpesh kritikohet.

Në fund do të të paragjykojnë gjithsesi, ndaj bëj çfarë të duash.

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.