Celebrities Gossip Showbiz

Rrëfimi i fundit tronditës i Ed Sheeran për bashkëshorten e tij i emocionon të gjithë!

Së fundmi këngëtari i njohur Ed Sheeran ka bërë një rrëfim tronditës, pasi ka folur për shëndetin e gruas së tij gjatë shtatzënisë së dytë. Cherry u diagnostikua me një tumor ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. Çifti mirëpriti vajzën e tyre në maj 2022 dhe janë gjithashtu prindër të 2-vjeçares Lyra Antarctica.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram 31-vjeçari shpjegoi se kishte luftuar me shëndetin e tij mendor vitin e kaluar teksa u përpoq të pranonte problemet shëndetësore të gruas së tij dhe gjithashtu vajtonte humbjen e mikut të tij më të mirë Jamal Edwards. Jamal, ndërroi jetë pas një arresti kardiak.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)

Rikujtojmë se së fundmi Adele dhe Ed Sheeran kanë refuzuar të performojnë në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III. ‘The Mail on Sunday’ ka zbuluar se artistëve iu kërkua të performonin pasi monarku i kishte kërkuar në koncert. Por, Sheeran dhe Adele kanë thënë se ishin të zënë dhe nuk ishin në gjendje të luanin në këtë event madhështor.