Auto & Moto

Rripi i ardhshëm i sigurisë pritet t’i përshtatet pasagjerit të çfarëdo madhësie dhe peshe!

Pavarësisht se makinat përpiqen të shmangin ose reduktojnë aksidentet, inxhinierët nuk kanë ndaluar së kërkuari mënyra për të përmirësuar sigurinë pasive në makinë. Së fundmi, kompania teknologjike ZF ka njoftuar për një prototip të rripit të sigurimit i cili pritet të hyjë në prodhim gjatë vitit 2025. Sistemi i rripit të ri të sigurimit e bën atë të përshtatshëm për pasagjerë të çfarëdo madhësie dhe peshe.

Ai është projektuar për të përmbushur kërkesat e planit Vision 2030 që organizata e vlerësimit të sigurisë Euro NCAP publikoi në vitin 2022. Ato përfshinin klasifikimin e pasagjerëve dhe monitorimin e zotërimit të automjetit gjatë drejtimit, duke përmirësuar funksione si hapja e airbag-ut dhe largimin e kufizimeve të rripit të sigurimit, duke e zëvendësuar atë me një që i përshtatet çdo njeriu.

Ndryshe, sistemet e frenimit aktiv “reagues” kanë ekzistuar për më shumë se dy dekada. Nëse sensorët e makinës zbulojnë se një aksident është i pashmangshëm, rripi shtrëngohet në trupin tonë. Ata ende punojnë mirë, por Euro NCAP dëshiron të zhvillojë rripa edhe më të mirë të cilët e ndryshojnë forcën bazuar në madhësinë dhe peshën e pasagjerit. Gjithashtu, rripi i ardhshëm i sigurisë mund të marrë parasysh skenarët “jashtë pozicionit” ku pasagjerët mund të rrotullohen ose të mos ulen në një mënyrë që e lejon atë të jetë efektiv.