Sport

Rrufeja godet trajnerin bullgar, humb jetën 41-vjeçari!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin bullgar dhe jo vetëm pasi trajneri i ekipit Botev ka humbir jetën.

Ivan Rancev, ka humbur jetën pasi është goditur nga një rrufe .

Në një ndeshje kontrolli të skuadrës së Botev në Bullgari nisi një shi i madh me vetëtima që rezultoi fatal për trajnerin vendas. Rançev u godit nga rrufeja në orën 18:40 të pasdites dhe menjëherë  u rrëzua  dhe mbeti i shtrirë  në tokë.

Disa mjekë që ishin prezent ndërhynë menjëherë por fatkeqësisht konstatuan vetëm ndarjen nga jeta të trajnerit Rançev. Vetëtimat goditën gjithashtu edhe një futbollist, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.