Aktualitet

“Rruga e Kombit”, lirohen kuksianët e fundit

Gjykata e Kukësit vendosi të lirojë edhe protestuesit e fundit të mbajtur në burg të “Rrugës së Kombit”, protestë e zhvilluar pak kohë më parë për të kundërshtuar vendosjen e tarifës për mjetet që kalojnë në këtë aks. Gjykata liroi Elton Cengun 39 vjeç, Vasil Laçin, 31 vjeç si dhe 35-vjeçarin Florin Onuzi. Më herët, u lirua sot Xhevahir Gashi. Ndërkaq banorët e Qarkut Kukës kanë paralajmëruar se do ta kundërshtojnë sërish me protesta rikthimin e tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit.