Botë e Çuditshme Food & Drink

Rrushi që vlen sa një shtëpi/Ja sa kushton një kilogram!

Një frut shumë i rëndësishëm dhe mjaft i shijshëm është rrushi. Ai përmban lëndë që ndihmojnë lëkurën për tu bërë më e bukur dhe qelizat të rigjenerohen. Konsumi i tij ndihmon në përmirësimin e pamjes së jashtme. Ky frut është përdorur që në lashtësi për trajtime të bukurisë, kjo prej efekteve pastruese dhe rigjeneruese që përmban. Tashmë shumë kompani kozmetike përdorin rrushin si përbërës kryesorë pasi kanë zbuluar aftësitë e tij antioksiduese.

Gjatë viteve të fundit janë krijuar teknika për nxjerrjen e ekstraktit, të cilat i përdorin për krijimin e produkteve dermo-kozmetike të ndryshme, kremra, pastrues fytyre, xhel, maska e shumë të tjera që kanë veti shumë të mira. Por vlera e tij nuk është vetëm shëndetësore ndonjëherë, por edhe monetare.

Ndërkaq, japonezët e quajnë rrushin që keni më poshtë në foto “Ruby Roman” sepse është po aq i bukur sa një rubin. Ky rrush i kuq ka përmasa të ngjashme me topat e ping-pongut. Çdo kokërr rrushi mund të peshojë deri në 20 gram. Ky rrush gjithashtu ka një përmbajtje të lartë sheqeri dhe aciditet të ulët.

Por, a jeni kuriozë të dini se kush e blen këtë rrush? Disa individë të pasur nga Hiakurakusi e kanë blerë këtë rrush me një çmim rekord të lartë në vitin 2019. Ata kanë paguar as më pak e as më shumë, por 10 mijë dollarë për rreth një kilogram. A do të guxonit ta blinit edhe ju?!

Por, nga vjen ky rrush i çmuar? Ai vjen nga prefektura japoneze Ishikawa dhe u prezantua në vitin 2008 si një frut i shtreses së lartë. Kompanitë e japin atë si një dhuratë promovuese, kështu që është në kërkesë të lartë. Përveç kësaj, kultivuesit shesin vetëm një sasi të caktuar në të njëjtën kohë, në mënyrë që të ruajnë ekskluzivitetin, kërkesën dhe çmimin.