Bota

Rusi, Putin konfirmon pjesëmarrjen në Konferencën e Berlinit për Libinë

Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmon se do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për konfliktin në Libi, që zhvillohet të dielën në Berlin. Për Moskën, përfundimi i këtij projekti është thuajse i miratuar dhe shprehet se “Në dokumentin përfundimtar të konferencës do të përfshihen marrëveshje themelore”. Presidenca ruse publikoi dhe një letër të marshallit Khalifa Haftar, i cili falenderon shefin e Kremlinit Putin, lidhur me përpjekjet e tij për paqe.