Bota Gossip

Rusja e famshme e “Tatu” kandidon si deputete me partinë e Vladimir Putin

Këngëtarja e grupit rus të përbërë nga dy vajza adoleshente “Tatu”, i është futur politikës. Yulia Volkova ka hedhur kandidaturën për deputete duke hequr dorë nga muzika ‘pop’. Ajo do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, duke u zotuar se ‘do të mundë të gjithë rivalët e Vladimir Putin’dhe tashmë mbështetjen nga partia në pushtet “Rusia e Bashkuar”.

Kam bërë hapin e parë tha ajo, duke refuzuar të përgjigjet për idetë e saj politike apo pikëpamjet personale.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë ajo dhe kolegia e grupit Lena Katina shkaktuan sensacion kur hynë furishëm në skenën muzikore botërore me grupin Tatu.

Në kulmin e karrierës së tyre Volkova e Katina, tashmë 36 vjeçare, sfiduan kritikët duke arritur në majat e listave të këngëve më të dëgjuara në Perëndim, përveçse në Rusi.

Sergei Perminov, sekretari i këshillit të partisë “Rusia e Bashkuar”, konformoi se Volkova është regjistruar për zgjedhjet paraprake të kandidatëve.

Ne jemi një parti e hapur dhe i ftojmë të gjithë të marrin pjesë në procesin e selektimit.

Partitë pro-Putin në Rusi po përpiqen të rekrutojnë fytyra të reja kandidatësh.

Pas ndarjes së grupit në 2011, Volkova nisi një karrierë solo si aktore e këngëtare.

Dy vjet më parë ajo ishte në faqet e para të gazetave për një operacion plastik që i ndryshoi fytyrën duke e bërë “më të frikshme”.

Megjithse Tatu konsiderohej si një fenomen i rremë lesbikesh, Volkova sugjeron se ka qenë gjithmonë “biseksuale”. Më pëlqejnë djemtë edhe vajzat thotë ajo.