Celebrities Showbiz

Sabiani hap zemrën dhe flet për herë të parë për marrëdhënien e tij me ish-bashkëshortet!

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel mbrëmjen e kaluar, një nga ish-konkurrentët e “Big Brother VIP”, Sabiani ka folur pak më shumë mbi jetën e tij personale, por jo vetëm. Sabiani ka qenë një nga banorët më energjik dhe pozitiv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Shesh herë na ka bërë për vete me karakterin dhe sensin e tij të humorit.

Le të mos harrojmë këtu dhe miqësinë e fortë që krijoi me Ilir Shaqirin. Megjithatë, shumë pak dimë mbi jetën e tij private, që Sabiani ka vendosur që ta mbajë larg vëmendjes së publikut dhe mediave.  Së fundmi i ftuar në “Goca dhe Gra”, artisti ku ka folur rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, por edhe për jetën personale.

Sabiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia. Ndër të tjera ai është pyetur për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse nuk do të ishin ato nuk do të kishte fëmijët. Ai është shprehur për to me këto fjalë:

Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën.

Rikujtojmë se, Sabiani është pyetur nëse ka patur kontakt me Beatrixën pas daljes së saj nga shtëpia. Ai ka treguar se ata janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me Antigonën, nënën e saj, e cila i ka treguar se Beatrix është mirë dhe në gjendje të stabilizuar por normalisht i duhet pak kohë të marrë veten nga ndryshimi. Gjithashtu ai ka treguar se e ka patur Beatrixën si vajzën e tij brenda shtëpisë.