Bota

“Samuraji” sulmon me shpatë banorët në Quebec, viktima

Përgjaket nata e Halloween-it në Kanada, 2 të vrarë e të plagosur. Një burrë i maskuar si “Samuraj” vrau me shpatë 2 persona, ndërsa la pas 5 të plagosur në Quebec. Policia kanadeze u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi pasi një person “i veshur si në Mesjetë po sulmonte me shpatë njerëz të rastësishëm në rrugë.

Ngjarja ndodhi në një lagje të vjetër historike të Quebec-ut. Agresori u arrestua nga policia dhe ndodhet i shtruar në spital. Nuk dihet shkaku i sulmit, por dëshmitarët e përshkuan të frikshme vendngjarjes.

Sulmi në rrugët e Kanadasë vjen pas një sërë aktesh të ngjashme në Francë, ku të rinj të besimit islam në dy episode të ndryshme ekstreme vranë një mësues që u tregoi nxënësve karikatura të profetit Muhamed dhe sulmuan në një katedrale besimtarë duke lënë të vdekur tre prej tyre dhe disa të plagosur.