Aktualitet Art & Kulturë Music

“Sanremo Giovani” në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj fton qytetarët në sheshin “Italia” më 22 shtator!

Këtë javë, Tirana bëhet destinacioni i parë i një projekti muzikor që do të udhëtojë në mbarë botën e është pagëzuar si “Sanremo Giovani”. Gjithçka është gati për spektaklin e së premtes, 22 korrik në sheshin “Italia” në kryeqytet.

Hyrja është e lirë për koncertin me pjesëmarrjen e disa yjeve të muzikës shqiptare si Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son e të shumë artistëve të rinj italianë. Eventi organizohet nga Instituti Italian i Kulturës, Ambasada Italiane në Tiranë, si dhe Bashkia Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e këtij spektakli që do të nisë në orën 20:00 në sheshin “Italia”. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj thekson:

Ky koncert madhështor vjen me pjesëmarrjen e plot artistëve të rinj italianë si edhe yjet e muzikës shqiptare Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Koncerti i datës 22 shtator, në sheshin Italia, pritet të jetë një ngjarje e mrekullueshme muzikore e organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, Ambasada Italiane në Tiranë si dhe Bashkia Tiranë.

Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë adhuruesit e muzikës.