Aktualitet

Sarandë/Këputet kavoja e ashensorit të një lokali, zë poshtë punonjësin 17-vjeçar!

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Sarandë, pasi është zënë poshtë nga ashensori i klubit ku punonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nr. 1″, rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur, dhe për pasojë ashensori ka zënë 17-vjeçarin, duke i marrë jetën. Viktima me inicialet A.D. punonte ndihmës kamarier në këtë lokal. Policia ka arrestuar 43 vjeçarin, Lulëzim Allkushi që kishte montuar ashensorin e lokalit dhe ka shpallur në kërkim pronarin.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e pronarit të lokalit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin  43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin, 37 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit 37-vjeçarit, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin, 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .