Bota Botë e Çuditshme Love & Sex

Seks jashtë martese?! Mendohuni mirë sepse rrezikoni burgun!

Një vit burg për ata persona që kryejnë seks jashtë martese. Këtë kod të ri penal pritet të miratojë Parlamenti i Indonezisë. Rishikimi legjislativ do të ndalojë gjithashtu fyerjen e presidentit ose institucioneve shtetërore dhe shprehjen e çdo pikëpamjeje në kundërshtim me ideologjinë shtetërore të Indonezisë. Ndalohet gjithashtu edhe bashkëjetesa para martesës. Ky kod pritet të miratohet më 15 dhjetor.

Zëvendësministri i drejtësisë i Indonezisë, Edward Omar Sharif Hiariej tha për Reuters se:

Ne jemi krenarë që kemi një kod penal që është në përputhje me vlerat indoneziane.

Një draft i mëparshëm i kodit ishte caktuar të miratohej në vitin 2019, por shkaktoi protesta mbarëkombëtare. Kriminalizimi i abortit, me përjashtim të viktimave të përdhunimit dhe dënimi me burg për “magji të zezë”, mbeten në kod.

Fyerja e presidentit, një akuzë që mund të raportohet vetëm nga presidenti, zgjat maksimumi tre vjet. Indonezia, kombi më i populluar në botë me shumicë myslimane, ka qindra rregullore në nivel lokal që diskriminojnë gratë, pakicat fetare dhe njerëzit LGBTQ+.