Music Selected By

“Selected By” vjen sonte me muzikën e përzgjedhur nga Dori DJ!

Siç e keni zbuluar edhe më parë në Top Albania Radio, “Selected By” është një program i veçantë sjellë ekskluzivisht nga Dj resident të radios suaj më të dashur. Çdo bllok muzikor i transmetuar në këtë emision është përzgjedhur e punuar me kujdes dhe dashuri nga artistët tanë. Sonte e nisim me disa përzgjedhje të hiteve të “TAR HITS” ndër vite, zgjedhur dhe miksuar nga Dori DJ. Disa minuta ndryshe, për të mos u humbur, si asnjëherë më parë nën shoqërinë e “Selected By”.

Përzgjedhur nga Dee Jay-it e Top Albania Radios, mbrëmja e të dielës është e gjitha për t’u shijiuar. Java mbyllet me muzikë të mirë dhe përzgjidhet nga DJ resident të Top Albania Radio. Këtë javë Dori DJ do të jetë në krye të programit më të dashur dhe argëtues, “Selected By” i cili sjell muzikë shumë të bukur, me këngë të mirëpërzgjedhura. Dori DJ ka zgjedhur që sot ta bëjë mbrëmjen tuaj të paharrueshme me muzikën më të mirë. Ju sugjerojmë të mos e humbisni muzikën nga ora 22:10 deri në 00:00 vetëm nën shoqërinë e “Selected By” me artin e krijuar nga Dori DJ!

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.