Gossip

Semi Jaupaj përballet me Iva Tiçon! “Një gazetare profesioniste nuk duhet të thotë gjëra të pavërteta!”

Përpos dy opinionistëve të spektaklit të “Big Brother VIP” nga ana tjetër është dhe Iva Tiço, e cila mban pozicionin e opinionistes në emisionin e të dielës, “Big Brother VIP Fan CLub”.

Kujtojmë se para disa javësh të gjithë po komentonin rreth marrëdhënies së Semit me Donaldin. Ku ku i fundit ka qenë në një lidhje shumë të bukur me moderatoren Bora Zemani, e cila ka shoqe shumë të ngushtë, më shumë se 15 vitesh, këngëtaren Semi Jaupaj.

Kjo situatë i alarmoi të gjithë e sigurisht nuk mund të lihej pa komentuar në “Fan Club” ku Iva Tiço na shokoi të gjithëve me deklaratën e saj që Jaupaj në të kaluarën e saj ishte lidhur një herë me ish-të dashurin e Borës dhe kjo herë nuk do të ishtë çudi.

Mbrëmjen e së premtes nga shtëpia u largua artistja Jaupaj e cila u gjend sot për një intervistë në “Fun CLub” ku u përball me Ivën për deklaratën e bërë.

Semi u shpreh se kishte mbetur shumë e lënduar nga të gjitha fjalët e thëna nga Tiço dhe se gjëra të tillë, të pavërteta, nuk duhen thënë nga një gazetare profesioniste.

Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur. Një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thojë gjëra të pavërteta…

Ajo gjithashtu tregoi se nga ato fjalë nuk kishte mbetur e lënduar vetëm ajo, por e gjithë familja e saj ishte tronditur nga diçka e tillë.

Iva tentoi të shfajësohej me faktin se gjatë atyre javëve e vetmja temë diskutimi ishin ata të dy dhe Semi nga ana tjetër pohoi se gazetarja nuk kishte diskutuar për atë gjë por e kishte “vulosur”.

Më pas këngëtarja ka vijuar duke treguar se nëse ky rast do të kishte ndodhur, do të ishte rreth moshës 12-13 vjeçare, ku asnjëra prej tyre ishte personazh publik. Jaupaj ka zbuluar se dashuria e saj e parë ka qenë Bojken Lako dhe diçka e tillë del automatikisht e pavërtetë.

Pasi situata u sqarua, gazetarja Tiço i ka kërkuar ndjesë publike.