Sport

Sergio Ramos, zyrtarisht i PSG-së!

Futbollisti spanjoll Sergio Ramos është zyrtarisht lojtari i ri i PSG-së. Siç konfirmohet në faqen e klubit francez,  Ramos nënshkroi kontratë me deri në vitin 2023. Edhe vetë futbollisti konfirmoi transferimin në klubin francez.

Në Twitter, mbrojtësi shkruan:

Vendi më i mirë për të vazhduar ëndrrat, klubi më i mirë për të vazhduar fitoret! Do të luftojmë për të gjithë ju!

35-vjeçari me përvojë u largua nga Real Madrid këtë verë, pas 16 vitesh.

Në karrierën e tij para se të bashkohej me Realin në vitin 2005, Ramos luajti për Sevillan. Pesë herë u shpall kampion spanjoll me Realin. Krahas kësaj, fitoi dy herë Kupën e Mbretit dhe katër herë Super Kupën e Spanjës. Me madrilienët ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, tre Super Kupa të UEFA-s e katër herë Kupën Botërore të Klubeve FIFA. Me kombëtaren e Spanjës u bë kampion botëror në vitin 2010 dhe kampion europian në vitet 2008 e 2012.