Bota

“Dita e Falenderimeve” mund të sjellë një shpërthim të infektimit me koronavirus në SHBA

Dita e Falenderimeve, më e festuara në SHBA mund të çojë në një shpërthim të ri të infektimit me koronavirus. Pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falenderimeve mund të çojë në një shpërthim të infektimit  dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë javë.

Çdo ditë në Shtetet e Bashkuara regjistrohen mesatarisht rreth 178.000 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i të shtruarve në spitale është dyfishuar që nga fillimi i muajit duke bërë që sistemi shëndetësor të jetë nën presion.

Në SHBA ka pasur edhe një rritje mesatare ditore të vdekjeve duke sjellë kufizime të reja në vend. Miliona amerikanë vërshuan në aeroporte dhe autostrada përpara Festës së Falënderimeve të 26 nëntorit.