Horoskopi

Shenjat e zodiakut që do të ndikohen nga kalimi i Afërditës në Shigjetar!

Ditën e sotme planeti i Afërditës kalon në Shigjetar dhe do të jetë prezent deri më 23 janar duke sjellë kështu “furtunë” te këto shenja të zodiakut:

Binjakët

Fati është në anën tuaj dhe do të bëheni të kërkuar, me shkëndijën, sharmin dhe stilin tuaj pa komplekse. Popullariteti juaj do të rritet dhe ka shumë mundësi që një lidhje e re të lulëzojë. Nga ana tjetër, nëse tashmë jeni të përkushtuar, do ta prisni me shumë optimizëm vitin e ri, pasi gjërat do shkojnë nga e mira në më të mirë dhe ka mundësi që në këtë periudhë të merret vendimi për martesë apo bashkëjetesë.

Luani

Me Venusin në Shigjetarin e zjarrtë dhe shtëpinë tuaj të 5-të , fillon një periudhë në marrëdhëniet tuaja të dashurisë ku do të keni çfarëdo që të pëlqeni. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të rifitoni vitalitetin dhe humorin tuaj, të harroni protokollet, arrogancën dhe të argëtoheni. Ndjenja e aventurës së kombinuar me erotizmin dhe mungesën e plotë të interesit për atë që do të ndodhë nesër janë garancitë tuaja për sukses me seksin e kundërt, ndaj mundësia për një romancë është shumë e lartë. Nëse jeni në një lidhje do të kënaqeni me kohën krijuese që kaloni me partnerin.

Demi

Venusi në shtëpinë tuaj të 8-të do t’ju sjellë vetëm të mira. Sfidat, tundimet, netët e nxehta të dashurisë dhe realizimi i dëshirave seksuale do t’ju largojnë në një mënyrë reale, emocionuese, ndërsa është e mundur të “lidheni” me një person që do t’ju tregojë anën më të lehtë të jetës. Qoftë beqar apo në një lidhje, kjo periudhë është shumë romantike dhe gjithçka që duhet të bëni është ta shijoni.

Akrepi

Afërdita në Shigjetar dhe shtëpia juaj e dytë do të nxjerrin në pah anën tuaj më aventureske dhe ju fton t’i bashkoheni gjuetisë së dashurisë dhe parave, duke synuar kënaqësinë tuaj, qoftë edhe të përkohshme. Sikur të keni një lloj magneti në duar, do të tërhiqni paratë nëse punoni me zgjuarsi dhe fleksibilitet. Mund të fitoni edhe një shumë të mirë, si dhe të bëni disa blerje mjaft të mira. Nga ana tjetër, ju jep optimizëm, argëtim dhe energji. Në të njëjtën kohë do të rindizet edhe interesi juaj seksual për partnerin.