Showbiz

Shfaqet duke puthur një vajzë, ja foto e modeles së famshme që bëri xhiron e rrjetit

Kaia Gerber organizoi një festë të madhe me miqtë e ngushtë për të festuar 19-vjetorin por vëmendjen e rrëmbeu një nga fotot që ajo kishte postuar online.

Duke qenë se festa ishte private, modelja zgjodhi të publikonte vetëm pak foto nga mbrëmja e saj dhe në njërën prej tyre shfaqet duke puthur në buzë një vajzë.

Ajo më parë ka qenë në një marrëdhënie me komedianin Pete Davidson e askush nuk ishte në dijeni për këtë ndryshim në preferencat seksuale të modeles.

Vajza e supermodeles legjendare Cindy Crawford nuk ka dhënë komente për këtë foto që me shpejtësi është shpërndarë në rrjet.

Megjithatë nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi bëhet fjalë për shoqen e ngushtë të saj e cila ka sqaruar këtë keqkuptim. Madje kjo e fundit e ka sipostuar foton duke treguar se është krenare për miken e saj e cila në të ardhmen do të bëhet një modele e madhe.