Celebrities Gossip

Shitet koleksioni i letrave të fshehta të Princeshë Diana-s!

Koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara me dorë të Princeshë Diana-s është shitur në një ankand në Londër për vlerën e 113,000 dollarëve. Këto letra ajo ia dërgonte mikut të familjes, Roger Bramble, të cilat për gati tre dekada ato kanë qenë të fshehura në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble. Mësohet se ato kanë qenë të shkruara ndërmjet viteve 1990-1997.

Shumica prej këtyre letrave tregojnë dramën e përjetuar nga princesha përfshirë këtu divorcin e saj, luftën me problemet e shëndetit mendor dhe presionin e medias me të cilin u përball. Këto shkrime të saj nxjerrin po ashtu në pah dhe një anë tjetër të personalitetit të saj, qesharak e argëtues. Në një deklaratë familja Bramble tha:

Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Diana-s që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre.

Mediat e huaja raportojnë se në një letër drejtuar Roger Bramble, e datës 19 tetor 1995, Diana i referohet me shaka Mbretëreshës si “Shefja”. Fotot e Diana-s dhe dy djemve, Williamit dhe Harry-t së bashku me një kartolinë Krishtlindjesh u përfshinë po ashtu në koleksion.