Auto & Moto

Shitet modeli i fundit ekzistues i Mitsubishi Lancer Evolution!

Pas vitesh përpjekje, një person ka përmbushur ëndrrën e tij për të zotëruar një Mitsubishi Lancer Evolution. Ky Evo VIII i vitit 2003 mund të jetë Lancer Evolution i fundit i fabrikës në planet. Bëhet e ditur se pronari i mëparshëm i tij e ka përdorur atë për udhëtime të përditshme në rrugët e New York-ut për më shumë se dy dekada.

Edhe pse ndodhet në gjendje të mirë, dikush i kishte thyer xhamin e pasëm dhe e kishte vjedhur ndërsa makina ishte e parkuar në rrugë gjatë natës. Ky model përmban sedilje Lancer dhe ka të vendosura goma verore Ventus V12. Kur e bleu, pronari aktual pa se frenat i kishin kapluar shenja të vogla ndryshku. Ai ka riparuar makinën duke filluar nga frenat dhe vaji i ri i motorit. Deri më tani Evo VIII ka përshkuar 1,206 kilometra me pronarin e ri, i cili shpreson që ta përdor atë për udhëtime të shpeshta.