Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

Shitet në ankand shishja më e madhe e uiskit në botë!

Shishja më e madhe e uiskit në botë, e quajtur “The Intrepid”, është shitur për 1,4 milionë dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E lartë 180 cm, shishja përmban 311 litra uiski, që mjaftojnë për të mbushur 444 shishe normale.

Pija është një Macallan e vitit 1989, që ka kaluar 32 vite në një fuçi me dru lisi, përpara se të futej në shishe, në vitin 2021. Kjo shishe nuk është uiski më i shtrenjtë në histori. Ky nder i takon një Macallan-i 60-vjeçar, të shitur për 1,53 milionë dollarë, në vitin 2018. Rikujtojmë, se një shishe verë Musigny Domaine Leroy e vitit 2008 u shit ditët e fundit për 67,375 euro nga shtëpia e ankandeve fiorentine Pandolfini.

Çmimi vendosi rekordin kombëtar për një shishe verë 75 cl. Ankandi mes 573 verërash franceze dhe italiane, u zhvillua më 27 dhe 28 prill, duke shënuar një fitim total prej 1,485,785 euro. Ndër shitjet më të mira të shisheve italiane ishte një magnum Sassicaia Tenuta San Guido e vitit 1985 për 9,188 euro, një shishe Barolo Monfortino Riserva Giacomo Conterno nga viti 1945 u shit për 1,225 euro.

Ndërkaq, shumë njerëz po përdorin uiskin për kujdesin e lëkurës. Duke e përzier atë me përbërës të tjerë, mund të krijoni vetë maska që ju ndihmojnë të keni një fytyrë rrezatuese, të pastër, të qetë dhe rinore. E rëndësishme është që gjithmonë uiski të hollohet me përbërës të tjerë përpara se të aplikohet në fytyrë.