Bota Sport

Shkeli fanellën e kombëtares, Meksika kërkon të shpallë Messin non-grata!

Deputetja meksikane, Maria Clemente García Morena, ka propozuar shpalljen e Lionel Messit si person non-grata në territorin meksikan.

Arsyeja? Për disa tifozë meksikanë, duke përfshirë boksierin Canelo Alvarez, Messi akuzohet se ka shkelur fanellën e kombëtares së Meksikës dhe më pas e ka shkelmuar atë me përbuzje pas fitores 2-0 të Argjentinës.

 “Dhoma e Deputetëve i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme të nxjerrë deklaratën përkatëse për të shpallur Lionel Andres Messi, shtetas me kombësi argjentinase dhe spanjolle, person non-grata në territorin e Shteteve të Bashkuara të Meksikës, për shkak të përbuzjes dhe mungesës së dukshme të respektit për Meksikën”,-thuhet në dokument.