Food & Drink Health & Beauty

Shmangni produktet e qumështit nëse jeni me grip, arsyet përse jua themi ne!

Sheqernat i japin energji trupit, por nëse sistemi imunitar duhet të qetësojë inflamacionin e shkaktuar nga marrja e tepërt e sheqerit, atëherë trupi nuk mund të fokusohet në luftimin e viruseve ose gripit. Kjo është arsyeja se pse duhet të kufizoni marrjen e ëmbëlsirave të pasura me sheqer të rafinuar gjatë një ftohjeje ose gripi. Edhe produktet e qumështit gjithashtu mund të shkaktojnë inflamacion, si dhe të rrisin prodhimin e mukozës në trup. Kjo çon në një rrjedhje më të madhe të hundës, ndaj është më mirë të shmangni qumështin kur simptomat janë të rënda.

Në këtë grup përfshihet edhe alkooli. Alkooli rëndon organizmin, ndaj nuk ndihmon shërimin nga ftohjet. Edhe pse erëzat pikante ndonjëherë duket se ndihmojnë me hundën e bllokuar, është mirë që t’i shmangni, sepse ushqimi pikant përkeqëson më tej rrjedhjen e hundës dhe mund të përkeqësohet. Nga ana tjetër, të gjitha ushqimet e pasura me antioksidantë, si frutat, perimet dhe arrat, forcojnë sistemin imunitar dhe na ndihmojnë të përballojmë më lehtë simptomat e infeksioneve virale.

Pothuajse të gjitha frutat dhe perimet përmbajnë vitaminë C, ndërsa perimet me gjethe jeshile dhe arrat janë të pasura me vitaminë E, të cilat janë antioksidantë që mbështesin imunitetin. Rekomandohen perimet e gatuara, pasi treten lehtësisht. Për të forcuar imunitetin rekomandohet të hahet supë tri herë në javë. Gjithashtu, është e dobishme të zgjidhni ushqime që janë të pasura me zink. Është një lëndë ushqyese e rëndësishme që ndihmon sistemin imunitar të luftojë bakteret dhe viruset. Ushqimet e pasura me zink përfshijnë mishin e kuq, pulën dhe bishtajoret.