Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve, spikat Çelsi-Real Madrid!

Në Nion të Zvicrës u mësua sot se kush do të jenë çiftet në çerekfinale dhe ato në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve. Goglat rezervuan spektakël.

Kampionët në fuqi të Çelsit do të ndeshen me Realin e Madridit, duke përsëritur dhe një herë gjysmë-finalen e sezonit të kaluar.
Një tjetër sfidë fantastike është ajo midis Mançester Sitit e Atletiko Madridit, me anglezët e Guardiolës që nuk do të stepen nga ekipi i Simeones.

Fati i ka buzëqeshur Bajernit dhe Liverpulit. Gjermanët do të ndeshen me Vijarealët e Emeri, ndërsa ekipi i Klop do të ketë përballë Benfikën.
Gjithashtu janë vendosur edhe se kush do të jenë çiftet në gjysmë-finale. Fituesi i sfidës Çelsi-Real Madrid do të përballet me atë të Mançester Siti-Atletiko Madrid. Ndërsa fituesi i Vijareal-Bajern do të ndeshet me fituesin e Benfika-Liverpul.

Sfidat çerek-finale:

Çelsi – Real Madrid
Mançester Siti – Atletiko Madrid
Vijareal – Bajern i Mynihut
Benfika – Liverpul

Gjysmë-finalet:

Mançester Siti/Atletiko Madrid – Çelsi/Real Madrid
Benfika/Liverpul – Vijareal/Bajern i Mynihut

Ndeshjet e çerekfinaleve do të luhen në datat 5 dhe 12 prill në orën 21:00, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 prill e 3 maj po në orën 21:00, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 28 maj, në orën 21:00.